Agron Shehaj: Do të ketë zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

Agron Shehaj: Do të ketë zgjedhje të parakohshme

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 14:49
Agron Shehaj

Ish-deputeti i Vlorës, Agron Shehaj nga studio e oponion në News 24 u shpreh i bindur se do të arrihen zgjedhjet e parakohëshme.

”Shumë shpejt do ketë zgjedhje të parakohëshme. E rëndësishmë është të kemi zgjedhje të parakohshme dhe të lira në mënyrë që zgjedhësit të çojnë në qeveri interesin e zgjedhësve”, u shpreh Shehaj.

I pyetur më tej nga gazetarja Nisida Tufa se si do të arrihen këto zgjedhje të parakohshme, Shehaj u përgjigj, “Në fakt ne do jemi shumë të vëmendshëm, të kujdesshëm që të mos ndodhi ajo që ndodhi në 2017. Nëse nuk dalin para drejtësisë, nëse nuk arrestohen personat që në 2017 blenë votat nuk do të ketë zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat