Sulmi i policisë më gaz në protestë, ish- deputeti përfundon në spital

Shqipëria

Sulmi i policisë më gaz në protestë, ish- deputeti përfundon në spital

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Anton Frrokaj

Pas protestës së opozitës ditën e djeshme, ku policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës, disa prej tyre mbetën të lënduar.

Mes protestuesve është lënduar edhe ish-deputeti i PD-së, Anton Frrokaj, i cili ndodhet i shtuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur një miku i tij në rrjetin social Facebook, ku shkruan se ai ndodhet në spital për shkak të genocidit të ushtruar dje para Kuvendit të Shqipërisë me lëndë helmuese.

“Me ish-deputetin e Partise Demokratike Anton Frrokaj në spital, me kriza të rënda respiratore. Pasojat e genocidit te ushtruar dje, perpara Kuvendit të Shqiperisë, me Lënde Helmuese Luftarake (LHL)”, shkruan Florian Dani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat