Rrogën ua jepte 6 vajzave jetime, Agron Shehaj zbulon çfarë do ndodhë tani me vajzat

Shqipëria

Rrogën ua jepte 6 vajzave jetime, Agron Shehaj zbulon çfarë do ndodhë tani me vajzat

Nga: Z.M. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:50
Deputeti i dorëhequr i PD-së, Agron Shehaj

Deputetit tashmë i dorëhequr i PD-së në Shqipëri, Agron Shehaj nuk do mund të marr më  rrogën e deputetit. Por Shehaj në fakt deri tani s’ka mundur ta marrë atë rrogë, pasi të gjithën e ka dhuruar për 6 motrat jetime nga Kukësi.

'Me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet do ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet', tha Shehaj.

Por tani që ai nuk është më deputet, interesi i shumë njerëzve është të dinë ç’do bëhet me ato vajza dhe se kush do tu dhuroj atyre të holla për fund muaj, i ftuar në News 24, Shehaj tha se nuk mund të lejojë që vendimi politik të ndikojë në jetën e tyre, transmeton Botasot.info

Deputeti njëherazi biznesmen, siguroi se do vazhdojë të paguajë të njëjtën shumë por këtë herë jo me rrogën e deputetit por me të ardhurat personale.

'Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat. Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve', u shpreh ish deputeti Agron Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat