Afrim Qendro nuk lejohet të futet brenda, shkarkime masive tek ARRSH

Shqipëria

Afrim Qendro nuk lejohet të futet brenda, shkarkime masive tek ARRSH

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:02
Foto

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor të Rrugëve Afrim Qendro është shkarkuar nga posti zëvendës drejtor në këtë insititucion, dhe burime bëjnë të ditur se ai nuk është lejuar që të futet në institucion.

Bëhet e ditur se drejtorja e re Sonila Qato ka firmosur edhe lirimin nga detyra të 11 punonjësve, shumica drejtues. Mësohet se shkarkimi i Afrim Qendros dhe punonjësve të tjerë është bërë me motivacionin e mungesës së besimit dhe të moszbatimit të rregulloreve.

Kujtojmë se Qendro u shkarkua nga kreu i ARSH-së vjen pas skandalit me komoaninë DH Albania, për shkak të projektit korruptiv të Unazës së Madhe.

Po lidhur me këtë kompani fantazmë u shkarkua dhe kreu i OST-së Klodian Gradeci, ndërsa në vendin e tij u emërua Skerdi Drenova.

Si Qendro ashtu dhe Gradeci u thërritën më parë në prokurori, për të dhënë llogari lidhur me rolin e tyre në firmosjen e tenderave të dyshimtë. Pas kompanisë DH Albania ka dyshime se fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj dhe kompania e tij Gener 2.

Në të njëjtën ditë me shkarkimet e dy drejtorëve të rëndësishëm, qeveria Rama u tërhoq dhe nga koncensioni i aksit rrugor Thumanë-Kashar, që po ashtu ishte përfituar nga ana e kompanisë Gener 2, nëpërmjet ofertës së pakërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat