Kryemadhi pas takimit me eurodeputetët: Opozita asnjë hap pas!

Shqipëria

Kryemadhi pas takimit me eurodeputetët: Opozita asnjë hap pas!

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:56
Monika Kryemadhi

Krerët e partive të opozitës së bashkuar u shfaqën të pashqetësuar pas takimit që zhvilluan me grupin e eurodeputetëve që kanë mbërritur në Tiranë për një vizitë dy ditore.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi prerazi se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe se rruga që po ndjek është e ajo e duhura.

Kryemadhi: Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra. Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurit dhe protesta e djeshme tregoi edhe njëherë se opozita është në rrugën e duhur. Jam e bindur që edhe të gjithë ju gazetarët e terrenit jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën çdo moment prezent në aktivitetet e saj. Na falni për gazin helmues të djeshëm që përdori Garda e Republikës kundër qytetarëve dhe kundër jush. Gjëra të bukura do të vinë për shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat