Larg luksit, delegacioni i PE lëviz nëpër Tiranë me autobus

Shqipëria

Larg luksit, delegacioni i PE lëviz nëpër Tiranë me autobus

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:23
Delegacioni i PE lëviz nëpër Tiranë me autobus

Një delegacion i Parlamentit Eurpian ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Pas situatës së krijuar në vend, delegacioni ka organizuar takime me liderat politikë.

Pas Bashës dhe Kryemadhit, një takim u zhvillua në orën 17:10 me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërkohë tani janë në një takim me kryeministrin Edi Rama.Ndërkaq edhe edhe ditën e nesërme do të vijojnë me takimet. Por ajo që bie në sy është mënyra e thjeshtë që ata kanë zgjedhur të udhëtojnë.

Ndryshe nga zyrtarët tanë, të cilët lëvizin me makina luksoze, apo shpesh herë edhe me eskort, delegacioni ka mbërritur në Tiranë me autobus, dhe me po të njëjtin mjet ka vijuar edhe me vizitat e tjera brenda Tiranës.

Takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Kështu që në orën 08:00-08:45 të mëngjesit është parashikuar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kuvend.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat