'Ne votonim reformën në drejtësi, ata gjuanin me çizme, vezë, miell'...Kush ka frikë nga SPAK-u tani?!

Shqipëria

'Ne votonim reformën në drejtësi, ata gjuanin me çizme, vezë, miell'...Kush ka frikë nga SPAK-u tani?!

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:36
Kuvendi i Shqiprisë

Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja, ka ironizuar deklaratat e partive opozitare të cilat akuzojnë maxhorancën se ka penguar reformën në drejtësi

"Kush ka më shumë frikë nga SPAKU, NE që për tre vjet rresht, nga 2016 e në vazhdim kemi votuar “pro” gjithçka ka të bëjë me zbatimin e reformës në Drejtësi apo ATA të arratisurit nga Parlamenti që me përjashtim të ndryshimeve kushtetuese nuk kanë votuar asgjë që ka të bëjë me reformën në Drejtësi, duke e kthyer sallën e Parlamentit në arenë vezësh, mielli, çizmesh e boje si e si për ta penguar atë.
Tani bëjeni vetë diferencën dhe dilni në përfundime se kush ka frikë nga drejtësia e re NE apo ATA të rrugës", shkruan Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat