Kuvendi kthehet të martave

Shqipëria

Kuvendi kthehet të martave

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 20:08
Kuvendi

Seanca plenare e radhës do të mbahet ditën e martë, 5 mars 2019. Ky është vendimi paraprak i Kuvendit.

Opozita  njoftoi sot anulimin e protestës së ditës së nesërme para Parlamentit për shkak të moszhvillimit të seancës parlamentare.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se protesta e radhës përpara Parlamentit do të jetë në varësi të seancës plenare.

Ndërkohë, po të njëjtat burime thonë se mbetet e pandryshueshme protesta e 16 Marsit, përpara Kryeministrisë.

Ditën e djeshme, opozita e bashkuar zhvilloi një protestë 3 orëshe para Parlamentit, ndërkohë që Parlamenti po zhvillonte seancën, ku u miratuan strukturat e KLGJ dhe KLP.

Gjatë protestës së djeshme pati edhe përplasje me policinë, ku protestuesit çanë kordonin e policisë dhe i goditën me sende të forta, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat