Nesër Samiti i dytë i Diasporës, i pari nuk prodhoi asnjë rezultat

Shqipëria

Nesër Samiti i dytë i Diasporës, i pari nuk prodhoi asnjë rezultat

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 20:24
Ilustrim

Samiti i dytë i Diasporës do të çelë punimet e tij ditën e enjte më 28 shkurt dhe do të zgjasë 3 ditë. Megjithëse është cilësuar si bashkues i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe përveç kostos së lartë të organizimit të tij, ky samit nuk prodhoi asgjë në mbledhjen e parë para 2 vitesh.

Në 28 shkurt do të mbahet në Tiranë samiti i dytë i Diasporës, i organizuar nga qeveria shqiptare.

Pas 1 viti pushim, ky samit do të çelë punimet e tij me ceremoninë e pritjes të enjten më orën 7 pasdite për të vijuar më 1 mars me axhendën e përcaktuar.

Në program janë parashikuar një sesion plenar kuvendues i Diasporës me autoritetet zyrtare vendase dhe më pas pjesëmarrësit do të ndahen në panele ku do të diskutojnë mbi tema si e drejta e votës për emigrantët, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe identiteti shqiptar.

Përfaqësuesit e Diasporës do të zhvillojnë dhe një vizitë në Lezhë në përvjetorin e 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

I gjithë aktiviteti 3 ditor i samitit të dytë të diasporës do të kushtojë rreth 670 milionë lekë të vjetra.

Samiti i parë i zhvilluar në vitin 2017 mori shumë kritika pasi u cilësua si dështim i qasjes së qeverisë ndaj Diasporës ndërkohë që për kryeministrin Rama samiti i parë ishte sprova e vështirë bashkimit të identitetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat