Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të gjithë strukturat e LSI-së në Durrës.
Në këtë takim Kryemadhi i bëri thirrje kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës që të jenë masivisht prezentë në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë të të gjithë Durrësit.
Kryemadhi u shpreh pas mbledhjes me delegacionin e PE, se shqiptarët janë mandatet tona më të pastra dhe se protestat masive, më të mëdhatë që Shqipëria ka parë ndonjëherë tregojnë qartë si drita e diellit se opozita është në rrugën e duhur dhe e pandarë nga qytetarët.