Dashamir Shehi: Do rrethojmë institucione të tjera, policia mos të kalojë vijën e kuqe do rrezikojnë veten! - Bota Sot
Dashamir Shehi: Do rrethojmë institucione të tjera, policia mos të kalojë vijën e kuqe do rrezikojnë veten!

Shqipëria

Dashamir Shehi: Do rrethojmë institucione të tjera, policia mos të kalojë vijën e kuqe do rrezikojnë veten!

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 07:18
Dashamir Shehi

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, komentoi protestat e opozitës, ndërsa tha se ky është vetëm fillimi.

I ftuar në emisionin “Byro Politike”, ai tha se demonstratat do të bëhen më të mëdha dhe do të rrethohen institucione të tjera.

“Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstratat do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, tha Shehi.

Ai ka komentuar edhe hedhjen e gazit lotsjellës nga policia drejt protestuesve, duke thënë se “nëse policia kalon vijën e kuqe do fillojnë të rrezikojnë veten”.

“Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten.

S’është më policia e Enver Hoxhës, është polici demokratike. Opozita shqiptare është shumë e ndërgjegjshme. Kemi bërë demonstrata të mëdha dhe s’kemi bërë asgjë. Gjysma e shqiptarëve po ngrihen se i ka ardhur në majë të hundës. Opozita është shumë e ndërgjegjshme. Është e bërë nga njerëz seriozë, të qetë”, u shpreh Shehi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...