Tahiri zyrtarisht i pandehur! Sa herë përmendet emri Saimir në dosjen 'Habilaj'

Shqipëria

Tahiri zyrtarisht i pandehur! Sa herë përmendet emri Saimir në dosjen 'Habilaj'

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 08:01
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, janë marrë të pandehur nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Tre prokurorët e çështjes pritet që ditën e sotme rreth orës 13:00 ti komunikojnë akuzën ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërkohë e njëjta procedurë do të ndiqet edhe me tre të pandehurit e tjerë, të cilët momentalisht janë në kërkim dhe se do përfaqësohen nga avokatët e tyre. Ish-ministri akuzohet për trafik të narkotikëve kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhed korrupsion. Sipas dosjes së prokurorisë se nga aktet e administruara gjatë veprimeve hetimore është krijuar bindja se i proceduari Tahiri, ka favorizuar dhe ndërmjetësuar me vllezërit Habilaj për të trafikur drogë në Itali, dhe këtë e ka bërë kundrejt përfitimeve monetare.

“Kemi të dhëna dhe fakte se Artan Habilaj ka qëndruar dy ditë në Greqi në të njëjtën zonë ku pushonte Tahiri. Madje, kanë ngrënë dhe drekë së bashku”-thotë prokuroria. Grupi i Moisi Habilajt ka qënë aktiv që në periudhën kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha. Habilajt që para vitit 2013, kanë trafikuar drogë në Itali, dhe se linjat dhe tregun e drogës nuk e kanë fituar gjatë kohës kur në pushtet kanë ardhur socialistët në shtator të 2013. Por gjatë kësaj kohe ky grup ka marrë revansh të madh, për shkak të mbështetjes që policia e Vlorës dhe Fierit i bënte këtij grupi. Krerët e këtij grupi Habilajt, bien kushërinj të largët me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe në vitin 2013, Moisi Habilaj, ka blerë makinën tip “Audi” të Tahirit dhe nuk i ka ndryshuar pronësinë këtij automjeti.

Në hetimet dhe përgjimet e kryera nga prokuroria italiane, për herë të parë emri i Saimir Tahirit ka dalë në 16 dhjetor të 2013, vetëm tre muaj pasi Tahiri ishte bërë ministër. Çuditërisht, dy trafikantët Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, flitet për pazara dhe shifra të ndryshme financiare. Kjo bisedë e rregjistruar në datën 16 dhjetor 2013, ku bashkëbiseduesit përmendin se sa lek mund të ketë bërë Tahiri. Emri i ish-ministrit Saimir Tahiri del në përgjimet e 16 dhjetorit të vitit 2013 gjatë një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt. Moisiu thotë se "Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro". Sabi i thotë "që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale". Por Moisiu i thotë "që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale".

Hera e dytë qëdel emri Saimir
Në materialin e dosjes italiane prej 460 faqe, përmendet për herë të dytë emri i Saimirit. Pikërisht në faqen 193-194. Edhe pse hetuesit italianë thonë që biseda i referohet Saimir Bashkim Tahirit, ministrit të brendshëm të asaj periudhe të Shqipërisë, në fakt në përgjime del vetëm një emër Saimir. “75 mijë janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”-thuhet në dosje. E çuditshme është fakti se si kjo organizatë kriminale gjeneronte shumë të ardhura financiare dhe shifra që i jepte një ministri, që presupozohej që i krijonte garanci dhe mbrojtje, i jepte 30 mijë euro.

Hera e tretë, byzylykët për gruan

Në përgjimet e kryera gjatë hetimeve 4 vjeçare të kryera për këtë grup kriminal, thuhet se Habilaj, i ble dhe disa dhurata ish-ministrit Tahirit, për nënën dhe gruan e tij.Në orën 12:14:45 në datën 16 dhjetor 2013 Moisiu hyn në makinë dhe i thotë Sabit se ka marrë dy byzylykë për gruan e Saimirit dhe për nënën. Sabi e pyet nëse i kushtuan shumë. Këtu përmendet për herë të tretë i ashtuquajturi Saimir, të cilit trafikantët i kanë marrë si dhuratë dy byzylykë.

Moisi: Mjaftueshëm

Sabi: 1000 euro?
Moisi: Sa?
Sabi: 2000...
Moisi: Jo, 9 mijë euro...ishin 18 dhe e mora përgjysëm
Sabi: E ke paguar në cash
Moisi: Po
Sabi: Nuk është se kishte ndonjë kamera atje
Moisi: Jo, ështe ai dyqani përballë gjykatës
Sipas prokurorisë Moisiu tregon se një byzylyk e ka blerë për gruan dhe tjetrën për nënën e Saimrit duke paguar 4 mijë euro dhe ishin me një diamant. Moisi tregon që për çdo byzylyk ka marrë çertifikatë dhe nëse rast humbje ose vjedhje mjafton një denoncim dhe ata ta kthejnë, e rimbursojnë.
Hera e katërt kualudohet ministri
Hera e katërt ku aludohet se është përmendur emri i Saimir Tahirit, bën fjalë para se të kryhej operacioni “Marrëzia e fundit”, që bënte fjalë kundër lojrave të fatit. Në datë 6 tetor 2013 Moisi Habilaj që ndodhet në Katania flet në telefon me vëllain Florian që ndodhet në Shqipëri. Ky i fundit e informon se është thirrur në Tiranë nga "shefi i madh" të cilit nuk ja përmend emrin. Hetuesit italianë nuk e kanë identifikuar akoma, edhe pse kjo fjali le të nënkuptohet se banda e Moisi Habilajt kishte një nivel të lartë që e drejtonte nga kryeqyteti.
Florian Habilaj - Cfarë po bën?....ej, më dëgjon
Moisi Habilaj - C’ thuhet? C’ behet? Femijet mirë?
Florian Habilaj - Hic , mirë, gjithcka në rregull
Moisi Habilaj - E mbylle?
Florian Habilaj - Po , po.. do të dërgoj targat dhe anulimin e Porsch me to
Moisi Habilaj - Po kur do të mi dërgosh?
Florian Habilaj - t’ I ka dërguar, vëlla..nuk e di kur, më telefonoi , nuk të tha?
Moisi Habilaj - Mere në telefon dhe pyete se me kë ti ka dërguar , kështu që nesër dërgoj atë që të presë autobusin
Florian Habilaj - ok, ne rregull
Moisi Habilaj - C’ thuhet tjetër?
Florian Habilaj - Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita , këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg vlorës)
Moisi Habilaj - Po c ne?
Florian Habilaj - Më kërkoi ‘’shefi I madh’’
Moisi Habilaj - Cfarë donte?
Florian Habilaj - Asgjë, , për këto… për situatën
Moisi Habilaj - Ah, fole kokë më kokë me të? ( fole ballë për ballë)
Florian Habilaj - Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë
Moisi Habilaj - Po cfarë të tha?
Florian Habilaj - më tha, “” cfarë janë këto”… cfarë…. Si janë punët? I thashë ‘’ kështu kështu” ( nëkupton që I ka shpejguar gjithcka fill e për pe)
Moisi Habilaj - qe do të thotë?
Florian Habilaj - I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro / mos u shqetëso….. është cështje orësh ( në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë
Moisi Habilaj - , ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj , këtë duhej t’I thoje
Florian Habilaj – po i a thashë që ne nuk… por hic…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’I thërrisja, shpjegoi
Moisi Habilaj – Po, ..edhe ne e kuptuam…. Nda nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)
Florian Habilaj - edhe ne e morëm vesh..dhe më tha.. “ unë e thërrita dhe I thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (cështje) fatit’’
Moisi Habilaj - e kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?
Florian Habilaj – E kishte thirrur ky? …. ‘’ shefi I madh’’ e kishte marë në tel… më dëgjon?
Moisi Habilaj - po, më thuaj , vëlla
Florian Habilaj - e kishte marrë ne telefon dhe I kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nenkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit
Moisi Habilaj - Po
Florian Habilaj - ai I ishte përgjigjur duke u justifikuar , jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…
Moisi Habilaj - sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?
Florian Habilaj - Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin
Moisi Habilaj - …. Blasfemi
Florian Habilaj - … megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë’’- më tha në fund ( shefi)… ‘’shko dhe mos e vrit mendjen’’
Moisi Habilaj - e ka të qartë ai…
Florian Habilaj - sigurisht qe e ka të qartë, si jo… I thashë…ia thashë të gjitha, Moisi
Moisi Habilaj - Ateherë dakort
Florian Habilaj - ai I tha ‘’ ne s kemi faj…. Na shqetësoi…na shkatërroi të gjithë biznesin ‘’ – I thashë (shefit)
Moisi Habilaj - në rregull
Florian Habilaj - me tha’’ shko dhe mos e vrit mendjen” dhe të bëri të fala në mënyrë të vecantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat