Kthesë në ngjarje/ Vdes i moshuari, nipi tha se e grabitën, por në polici pranon se…

Shqipëria

Kthesë në ngjarje/ Vdes i moshuari, nipi tha se e grabitën, por në polici pranon se…

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:02
Ilustrim

Ndërron jetë në spital i moshuari që u gjet mbreme i plagosur ne banese nga nipi i tij, i cili rezulton te jete edhe autori i ngjarjes se rende. 

I moshuari rreth 69 vjeç me inicialet V.K, ka nderruar jete pasi nuk i ka mbijetuar plageve qe kishte marre. Burime per “Panorama” bejne me dije se ai ishte qelluar me arme zjarri dhe ka pasur plumb ne koke.

Madje, autori i ngjarjes eshte nipi i tij, personi qe tha se e gjeti te gjakosur dhe ngriti alibine e grabitjes.

“Panorama” meson se ai ne polici pasi eshte marre ne pyetje ka pranuar se e ka vrare, nderkohe qe te tjera detaje rreth shkakur pritet te behen me dije me vone.

Ne rrefimin e pare pas ngjarjes, nipi ka treguar se kishte konstatuar se të moshuarit i mungon rreth 1 milion lekë të vjetra, ndërkohë, që ka rrëfyer se shtëpinë e të moshuarit e kishte gjetur të hapur dhe më pas e kishte parë atë të gjakosur. Ai njoftoi ambulancën duke bërë të mundur dërgimin e të moshuarit në spital.

Njoftimi i policisë pas ngjarjes 

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat