Ky është nipi që vrau me plumb në kokë gjyshin, çfarë ndodhi në banesë

Shqipëria

Ky është nipi që vrau me plumb në kokë gjyshin, çfarë ndodhi në banesë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:29
Ilustrim

Ky që shihni në foto është djali që vrau me plumb në kokë gjyshin e tij dhe më pas sajoi alibinë e grabitjes.

I riu, është vënë tashmë në pranga nga policia e Vlorës, pasi pas pyetjesh dhe shumë kontradiktash në rrëfimin e ngjarjes ka pranuar në fund se ishte ai autori.

GJithcka nisi në kohën që ai ka tentuar t’i vidhte gjyshit paratë që kishte në banesë. Por, në atë kohë gjyshi e ka parë dhe mes tyre ka nisur sherri. Në sherr e sipër ai ka rrëmbyer pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Më pas ka njoftuar ambulancën dhe policinë dhe ka treguar se e kishte gjetur të plagosur, duke thënë se në banesë mungonin paratë dhe gjyshi mund të ishte plagosur nga grabitësit. Autorësinë e krimit e pranoi sot rreth orës 04.00 te mëngjesit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat