A do mbetet Skënder Bruçaj në krye të Komunitetit Mysliman?

Shqipëria

A do mbetet Skënder Bruçaj në krye të Komunitetit Mysliman?

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:16
Skënder Bruçaj

Në 2 mars Komiteti Mysliman i Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e ri për një mandat 5-vjeçar. Në jo pak raste ky proces është pasuar nga akuza mes radhëve të këtij komuniteti. Në garë deri tani janë kryetari aktual Skënder Bruçaj që kërkon një mandat të dytë, ndërsa përballë tij janë paraqitur dy kandidatë, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra dhe inspektori i xhamive në KMSH, Gëzim Abdishaku.

Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin. Bruçaj njihet për konfliktin që ka me Turqinë e cila e konsideron një përkrahës të linjës së klerikut Fetullah Gylen. Vetë Bruçaj nuk është shprehur qartë për këto akuza ndërsa deri tani ka ruajtur një linjë të moderuar në drejtimin e Komunitetit Mysliman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat