Delegacioni i PE-së për protestën e studentëve: Presionet e papranueshme

Shqipëria

Delegacioni i PE-së për protestën e studentëve: Presionet e papranueshme

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:18
Foto

Delegacioni i Parlamentit Europian, në konferencën për mediat, ka komentuar situatën politike në vend por edhe ka reaguar edhe lidhur me protestat masive të studentëve, të cilët kërkojnë rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.

”Shqipëria ka nevojë për shumë herë më tepër hapësirë për shoqërinë civile, e cila duhet të ketë më shumë qasje në institucione. Ndërkohë, zëri i të rinjve duhet dëgjuar nga qeveria për Reformën në Arsimin e Lartë. Rinia është e ardhmja e Shqipërisë dhe arsimi cilësor i ndihmon ata që të shmangin idetë të largohën nga vendi. Është në interes kombëtar që të merret parasysh prespektiva e tyre”, tha Tunne Kelam.

Eurodeputeti Cristian Dan Preda, i ka cilësuar si të papranueshme presionet jo vetëm ndaj studentëve, por edhe ndaj familjeve të tyre. Ai ka theksuar se të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe duhet të merren parasysh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat