Lindi binjakë të parakohshëm, ndërron jetë për shkak të gripit me një prej foshnjeve

Shqipëria

Lindi binjakë të parakohshëm, ndërron jetë për shkak të gripit me një prej foshnjeve

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Një nënë 36-vjeçare, shtatzënë me binjakë, ka ndërruar jetë të dielën në Sanatoriumin e Tiranës, e prekur nga virusi i gripit AH1N1. Por lajmi është bërë publik sot.

Nëna që vinte nga komuniteti rom kishte dy javë e shtruar në spital, dhe vdekja ka ardhur pas përkeqësimit të gjendjes së saj.

Për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët u detyruan t’i bënin lindje të parakohshme të dy foshnjave që mbante në bark.

Një për fat të mirë është shëndoshë e mirë, ndërkohë që foshnja tjetër humbi jetën si pasojë e lindjes së parakohshme, vetëm 31-javëshe, në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat