Eurodeputeti Cristian Preda: Edi Rama, kryeministër optimist tragjik

Shqipëria

Eurodeputeti Cristian Preda: Edi Rama, kryeministër optimist tragjik

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:02
Edi Rama

Eurodeputeti Cristian Preda është shfaqur në konfrencën përmbledhëse të delegacionit të PE-së, mjaft kritik ndaj kryeministrit Rama dhe qevrisë në deklaratat e tij, ndryshe nga disa anëtarë të tjerë. Preda i ka kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama që të bisedojë urgjentisht me opozitën duke e cilësuar një “optimist tragjik”. Gjithashtu ai deklaroi se presionet ndaj protestuesve përbëjnë rrezik serioz për destabilizimin e vendit si dhe kërkoi, që të ruhet liria e shtypit.

“Kam tre fjali të thjeshta për të thënë. E para që ju si kryeministër keni një optimist tragjik. Ai vetë e ka shpjeguar dhe vetë e ka përshkuar veten si të tillë dhe na e ka kërkuar që të çelen negociatat me Shqipërinë. Natyrisht çelja e negociatave vjen nga shtetet anëtarë, ndërsa ne si deputetë të PE e mbështesim çeljen e negociatave, pasi ne dëshirojmë të flasim me Europën. Është e rëndësishme që përpara qershorit shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin. E ftoj kryeministrin që të bisedojë me opozitën. Do të jetë sukses i madh vërtetë në rast se përpara takimit të këshillit në qershor shqiptarët të bisedojnë me njëri-tjetrin, të kryejnë disa biseda së brendshmi. Së dyti ju keni pasur protesta masive, që dolën nga të rinjtë. Është e papranueshme që atyre tu bëhet presion. Disa njerëz janë hequr nga puna, ata janë në listën e zezë për arsye të të drejtës që ushtruan për të protestuar. Është një rrezik i madh për destabilizimin.

E treta, liria e shtypit. Ne e kemi diskutuar me gazetarët investigativ dhe kemi dëgjuar se në rast se ne në BE kemi lajme të rremë që vijnë nga Kremlini, këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria, por edhe nga partitë në opozitë. Liria e shtypit është thelbësore, ju lutem respektojeni atë. Ne në Shqipëri se në çdo vend tjetër në Ballkan apo BE, duam një liri të vërtetë të shtypit“, tha eurodeputeti Preda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat