Vasili: Eurodeputetët s’na imponojnë standardin e votës së blerë

Shqipëria

Vasili: Eurodeputetët s’na imponojnë standardin e votës së blerë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:18
Petrit Vasili

Ish deputeti i LSI Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e delegacionit të PE se problemet nuk zgjidhen duke djegur mandatet dhe se kriza poltike mund të dëmtojë procesin e integrimit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Vasili tha se ka ndodhur një krim elektoral me votat e blera dhe se eurodeputetët nuk mund të imponojnë standardin e votës së blerë nga krimi.

“Ka ndodhur një krim elektoral që u zbulua më pas dhe nuk pranoj që një eurodeputet të thotë zgjedhjet u certifikuan në atë kohë. Nuk pranoj nga askush që të më imponojë standardin e votës së blerë nga krimi i organizuar. Krimineli dënohet kurdo që zbulohet. Si mund të shkojë një vend me vota të blera në Evropë? Zgjedhjet u rrëmbyen nga krimi i organizuar. Në media janë publikuar fakte tronditëse për korrupsionit. Ne duam që Shqipëria të këtë ca standarde si në Evropë. Asnjë nga euro deputetët nuk përmendi dosjen ‘339’ që rri e bllokuar prej 2 vitesh. Këtë nuk e them unë, por VOA, Rai, ZDF”- tha Vasili.

Vasili tha se opozita nuk mund të bëhej alibi e krimit qeveritar në paralament dhe se policia helmoi gjysmën e Tiranës me gazin e hedhur gjatë protestës.

“Unë kam qenë i lumtur për LSI për koherencën që kemi pasur. Nuk jemi ne pronarë të mandateve. Ai popull na zgjodhi për të bërë një detyrë. Ky parlament ka vdekur. Kjo mazhorancë thotë se qeveria dhe parlamenti është i imi. Ne do bëheshim alibi i krimit qeveritar në parlament. Qeveria ilegjitime erdhi nga blerja e votave. Të dëgjoj dëngla për dhunë nga Rama. Shihni si u katandis Balla në pamjet e 21 janarit. Qytetarët dhe gazetarët kanë rënë në këmbët tona për shkak të gazit. Të helmohet gjysma e Tiranës se hyjnë e dalin ca deputetët në Parlament”- tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat