Ekselentët në administratë, Koçiu: Të premten mbyllet procesi i përzgjedhjes

Shqipëria

Ekselentët në administratë, Koçiu: Të premten mbyllet procesi i përzgjedhjes

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:00
Foto

200 pozicione pune janë përzgjedhur deri më tani nga studentët e ekselencës që kanë aplikuar për t’u punësuar pranë administratës shtetërore. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Publike, Albana Koçiu, përmes një video të shpërndarë nga kryeministri, Edi Rama. Sipas Koçiut, procedura e përzgjedhjes lidhur me pozicionet me kod punë do të nisë më datë 5 mars.

“Janë përzgjedhur deri sot që flasim 200 pozicione pune nga studentët e ekselencës. Procesi përfundon ditën e premte. Të gjithë kandidatët që kanë ardhur kanë përzgjedhur pozicionet në bazë të kualifikimit që ata kanë edhe nivelit të diplomës. Ndërkohë, sa i përket pozicioneve me kod pune, kjo procedurë përzgjedhjeje fillon më datën 5 mars dhe do të jemi përsëri Departamenti i Administratës Publike dhe institucionet publike për t’i ofruar të gjithë atyre që kanë aplikuar në platformë pozicionet vakante në institucionet publike”, u shpreh Koçiu.

Procesi i përzgjedhjes së vendeve vakante për 598 kandidatët e kualifikuar ka nisur më 26 shkurt. Ndërkohë, aplikim për punësimin e tyre pranë administratës shtetërore ka përfunduar më datë 10 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat