A do të takohet nesër me Edi Ramën përballë diasporës?! Basha përgjigjet vetë

Shqipëria

A do të takohet nesër me Edi Ramën përballë diasporës?! Basha përgjigjet vetë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 22:31
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur personalisht në lidhje me pjesëmarrjen e tij nesër në Samitin e Diasporës.

Përmes një statusi në rrjetin social, Basha ka shkruar se nuk do të marrë pjesë në samitin e diaporës, duke minuar kësisoj tentativën e Pandeli Majkos, Ministër i Diasporës, për të patur një takim mes Ramës e Bashës, dy prej të cilëve do të ishin personat e fundit që do të flisnin në panelin e diskutimit për të nesërmen.

Basha shkruan se “ne i jemi borxhlinj diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë”.

Statusi i Bashës:

Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit.

Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat