“Opozita ka hyrë në betejë, ose kthejmë votën e lirë për shqiptarët... ose do të zhdukemi”

Shqipëria

“Opozita ka hyrë në betejë, ose kthejmë votën e lirë për shqiptarët... ose do të zhdukemi”

Më: 1 mars 2019 Në ora: 00:07
Sali Berisha

Opozita është e kyçur tashmë në betejë dhe nuk ka kthim pas, ose sjell votën e lirë ose zhduket.

Deklarata e fortë është bërë nga ish kryeministri Sali Berisha këtë mbrëmje në emisionin 360 gradë. 

I pyetur nëse do të ndryshojnë kurs nëse amerikanët do të tregohet të ashpër ashtu siç janë treguar me taksën 100 në Serbi ndaj qeverisë Haradinaj, Berisha është shprehur se tashmë nuk ka kthim pas.

Pjesë nga biseda:

-Do keni ndryshim të strategjisë pas takimit me amerikanët?

Berisha: Ne do të luftojmë deri në momentin e fundit tonë për të bindur se beteja është për votën e lirë. Opozita është e kyçur në një betejë për jetë a vdekje. Ose opozita kthen votën e lirë, ose kjo opozitë nuk ekziston më. Nuk ka rrugë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat