Gramsh, plehrat hidhen në mes të pyllit

Shqipëria

Gramsh, plehrat hidhen në mes të pyllit

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:46
Foto

Ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, venddepozitimet e mbetjeve urbane janë jashtë çdo kriteri ligjor dhe në dëm total të mjedisit.

I tillë është edhe venddepozitimi i mbetjeve urbane të Bashkisë së Gramshit, që si për ironi të fatit ndodhet në mes të një pylli të pastër me pisha, fare pranë fshatrave dhe fare pranë aksit nacional Gramsh-Korçë.

Këto mbetje depozitohen këtu prej të paktën dy vitesh. Më parë ato depozitoheshin buzë lumit Devoll, por ndërtimi i hidrocentralit të Banjës detyroi zhvendosjen e tyre në këtë vend të papërshtatshëm.

Bashkia e Gramshit e ka financiarisht të pamundur t’i zhvendosë mbetjet urbane drejt inceneratorit të Elbasanit, por situata këtu pret një zgjidhje.

Mbetjet urbane, jo vetëm që depozitohen në këtë vend, por persona të papërgjegjshëm i djegin ato duke bërë që ndotja të shkojë edhe më tej në hapësirë.

Bashkia e Gramshit ka kërkuar zgjidhje nga Ministria e Mjedisit për këtë situatë, por duket se zgjidhja, edhe në këtë bashki nuk do të jetë e shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat