Bregu i përgjigjet spekulimeve: Mos lufto me një derr sepse bëhesh pis

Shqipëria

Bregu i përgjigjet spekulimeve: Mos lufto me një derr sepse bëhesh pis

Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:04
Majlinda Bregu

Një ditë më parë në rrjetet sociale, por dhe disa media online u shpërnda një video ku dukej eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein dhe Majlinda Bregu duke biseduar nga afër. Mbi këtë të fundit nisën akuza nga më të ndryshmet, ndërsa video ishte regjistruar në një tjetër kontekst.

Majlinda Bregu ka reaguar sot me një status në Facebook, ku duke promovuar aktivitetin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për kauzën e grave në muajin mars, mes rreshtave duket se i kthen përgjigje të gjithë atyre që spekuluan për videon.

“Marsi nis me Grate! “NE” po fillon me Nadën …. Grua mahnitëse, e testuar nga zjarri dhe zjarri doli i humburi! Sic thotë dhe Nada : “Nëse doni të keni sukses, zgjidhni betejën e duhur. Kurrë mos lufto me një derr! Derri do të kënaqet, por ti do të bëhesh pis “. Na ndiqni, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal – RCC. Dëgjojini gratë”, ka shkruar Bregu në Facebook.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat