Balla: Luli qëllon me gurë dhe bomba molotov institucionet për hallet e veta me drejtësinë

Shqipëria

Balla: Luli qëllon me gurë dhe bomba molotov institucionet për hallet e veta me drejtësinë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:23
Taulant Balla

Në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme me strukturat, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Anastas Angjeli u ndalën në Gramsh për të diskutuar lidhur me situatën e fundit politike të krijuar në vend.

Në fjalën e tij, Balla tha se situata e krijuar, jo vetëm nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare, por mbi të gjitha dëmton rrugën europiane të Shqipërisë dhe le pa përfaqësim një pjesë të mirë të qytetarëve shqiptarë. Balla u bëri thirrje përfaqësuesve të tjerë të opozitës të marrin mandatet dhe të përfaqësojnë qytetarët e tyre.

“Sali Berisha, i biri i tij politik Lulzim Basha dhe Zonja e Parë Monika Kryemadhi sot sulmojnë Kuvendin, shkojnë deri aty sa të sulmojnë edhe deputetët. Sulmojnë deputetët e PS teksa shkonin në Kuvend për të votuar strukturën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që këto institucione të mos ngrihen, që këto institucione të mos zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm; por ne nuk tërhiqemi”, tha Balla.

Sipas Ballës, Partia Socialiste është e gatshme të përfaqësojë të gjithë votuesit e tradhëtuar nga opozita.

“Sot është momenti që ne të flasim me të gjithë. Të flasim me ata 6 mijë votues këtu në Gramsh që sot ndihen të papërfaqësuar në institucionin e themelit të demokracisë, në Parlament. T’u themi: “Ata ju tradhëtuan, por ne jemi të gatshëm t’u përfaqësojmë.”
Arsyet pse Lulzim Basha qëllon me gurë dhe bomba molotov institucionet e shtetit, nuk kanë të bëjnë me ne, por me hallet e tij me drejtësinë.
Por një gjë është e sigurt, drejtësia e re që po lind do t’i rihapë të gjitha dosjet e korrupsionit, qofshin socialistë apo qofshin demokratë.”, deklaroi Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat