Në sherr për bustin e Skënderbeut. Vendoset pa leje në zonë arkeologjike, ndërhyn IKMT-ja

Shqipëria

Në sherr për bustin e Skënderbeut. Vendoset pa leje në zonë arkeologjike, ndërhyn IKMT-ja

Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:42
Foto

IKMT-ja ka ndërhyrë dhe ka prishur bazamentin ku do të vendosej shtatorja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Kulturës u përplasen për shtatoren e Skënderbeut, e planifikuar për t’u vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti”. Kjo shtatore do të inaugurohej më 2 mars, në kremtimet për Besëlidhjen e Lezhës dhe me rastin e Samitit të dytë të Diasporës.

Problemi ka lindur për shkak të lejes që i nevojitet Bashkisë Lezhë nga Instituti i Monumenteve. Sipas Ministrisë së Kulturës, leja nuk është dhënë sepse vendi ku do të vendoset busti është zonë arkeologjike.

Për prishjen e bazamentit ku do të vendosej shtatorja e heroit tonë kombëtar pati reagime të shumta nga qytetarët lezhjanë, por edhe nga kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

“Ai nuk është Instituti i Monumenteve të Kulturës, por Instituti i Monumenteve të Antikulturës sepse kultura shqiptare fillon me Skënderbeun”, tha kryebashkiaku.

Ndërsa nga Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ka asnjë reagim se përse u prish bazamenti ku do të vendosej shtatorja e heroit tonë kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat