Gjanica mbushet me naftë, ndotje alarmante në lumë

Shqipëria

Gjanica mbushet me naftë, ndotje alarmante në lumë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:52
Lumi Gjanica

Lumi Gjanica në Fier është ndotur nga mbetjet e naftës, duke ndryshuar ngjyrë brenda 24 orëve.

Sot, uji ka marrë ngjyrë të zezë për shkak të pastrimit të depozitave të naftës. Sipas specialistëve, uji teknologjik që krijohet nga dekantimi i naftës në depozita i jep këtë ngjyrë.

Ndërsa një ditë më parë kishte një ngjyrë tjetër për shkak të mbetjeve të tjera që derdhen nga uzina e përpunimit të naftës në Ballsh.

Mbetjet përfundojnë pa kontroll në përrenj, të cilët më pas bashkohen me Lumin Gjanica. Ndotja nga uzina e përpunimit të naftës në Ballsh dhe nga mbetjet hidrokarbure që krijohen nga puset e naftës në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës bëjnë që të jenë të rralla rastet kur uji i këtij lumi mund të ketë të njëjtën ngjyrë me lumenjtë e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat