Arrestohen në mes të rrugës, policia u gjen 100 kg drogë brenda në makinë

Shqipëria

Arrestohen në mes të rrugës, policia u gjen 100 kg drogë brenda në makinë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:13
Foto

Katër persona janë arrestuar mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë -Shkodër. Policia ka sekuestruar 100 kg drogë në mjetin me të cilin po udhëton katër personat të cilët janë arrestuar më pas.

Njëri prej të arrestuarve është Dod Dodani, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës. Ndaj Dodanit është marrë masa 35 ditë burg. Personat e tjerë janë Jozef Ndoci, Aurel Tanushi dhe Nardi Malaj.

Personat e arrestuar po lëviznin me shpejtësi të lartë. Kjo ka bërë që policia t’i ndalojë, ku pas kontrollit u ka gjetur edhe sasinë e drogës të fshehur në makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat