Shifra të rënda, 16 të vrarë brenda dy muajve të parë të vitit 2019

Shqipëria

Shifra të rënda, 16 të vrarë brenda dy muajve të parë të vitit 2019

Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:13
Policia shqiptare

Situata e rendit është përkeqësuar pasi gjatë dy muajve të parë janë shënuar 16 të vrarë, duke shënuar rritje në krahasim me dy vitet paraardhëse.

Referuar dhe të dhënave të INSTAT, në 3-mujorin e parë të vitit 2018 janë shënuar 12 vrasje, ndërsa vetëm në periudhën janar-shkurt të këtij viti janë vrarë 16 persona. Ish-drejtues të policisë thonë se kjo situatë lidhet me punën e dobët parandaluese.

Ky vit ka nisur në mënyrë negative për numrin e vrasjeve të regjistruara në vend në periudhën janar-shkurt.

Numri i viktimave nga krimet kundër personit në dy muajt e parë të vitit është 16, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 3 mujorit të parë të 2018-ës në vend kanë ndodhur 12 vrasje, duke shënuar rritje me katër raste më shumë se viti paraardhës 2017.

Për ish-drejtuesin e disa sektorëve në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, situata e rendit është shqetësuese, ndërsa rritja e numrit të vrasjeve sipas tij lidhet me punën e dobët në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Elezi: Policia e Shtetit në momentin që ne flasim është në trysni të plotë. Të pretendosh se policia e shtett është në krye të detyrës do të thotë se realisht nuk e njeh situatën. Ajo që e ka çuar në këtë situatë për të cilën ne flasim unë mendoj se nuk është gjë tjetër veçse kupola drejtuese e policisë së shtetit, e cila tashmë është jashtë funksionit. Kjo polici shteti di të përdorë ndonjë gaz helmues.

Për fillimin e këtij viti, numri më i madh i vrasjeve është regjistruar në Tiranë me gjashtë viktima, ndërsa e dyta renditet Vlora me katër raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat