PD mohon zërat: Asnjë kandidat nuk ka refuzuar dorëzimin e mandatit

Shqipëria

PD mohon zërat: Asnjë kandidat nuk ka refuzuar dorëzimin e mandatit

Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:52
Ivi Kaso

Sekretari për Zgjedhjet i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ishte i ftuar ne A2 për të folur për vendimet e fundit të opozitës persa i përket mandateve parlamentare dhe për skenarët në krizën aktuale.

Kaso deklaroi që brenda ditës së sotme Partia Demokratike do të dorëzojë në zyrat e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve deklaratat e firmosura dhe të parevokueshme për të mos marrë mandatin nga kandidatët vijues në listat zgjedhore të Partisë Demokratike. Sipas tij, në fakt “asnjë nga kandidatët vijues që rezultonin në listat e Partisë Demokratike nuk ka refuzuar të dorëzojë mandatin”.  

Për sa i përket rastit të Rudina Hajdarit, Kaso nuk shprehet qartësi një ditë më parë kolegu i tij Gert Bogdani, por thotë se “ashtu si ju, edhe ne jemi në pritje për vendimet e zonjës Hajdari. Në këtë moment secili merr përgjegjësitë e veta”.

I pyetur për zgjidhjet e mundshme në krizën që po paralizon jetën politike në vend, Kaso rithekson se “asnjë kryeministër mund t’i leje luksin vetes të jetë indiferent ndaj një situate të tillë. Zgjidhja që ne kemi propozuar përfshin një marrëveshje, por një marrëveshje  që nënkupton zgjedhje të parakohshme dhe formimin e një qeverie transitore pa Edi Ramën që do të sigurojë disa rregulla loje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat