Samiti i Dytë i Diasporës, dorëzohen trofetë “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasadori i Kombit”

Shqipëria

Samiti i Dytë i Diasporës, dorëzohen trofetë “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasadori i Kombit”

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Në një mbrëmje gala, në ditën e dytë të Samitit II të Diasporës janë dorëzuar trofetë “Shqiponja e Artë e Diasporës” si dhe titulli “Ambasadori i Kombit”.

Trofetë gjatë hapjes së kësaj mbrëmjeje janë dorëzuar nga ministri i Shteti për Diasporën, Pandeli Majko i cili thekoi se shqiptarët e diasporës janë ambasadorë të kombit, të cilët me suksesin e tyre kanë krijuar perceptime mjaft pozitive, të cilat shpesh kanë qenë të vështira për t’u krijuar edhe nga vetë politika.

“Ata pa pasur tituj zyrtarë, ashtu si dhe shumë prej përfaqësuesve të diasporës, janë simbole të Ambasadorëve të Kombit. Në emër të kombit të tyre, me shembullin e suksesit kanë krijuar atë perceptim, që nganjëherë politika e ka pasur të vështirë që ta krijojë përballë të huajve. Shpesh je takuar me një të huaj dhe i thua që jam shqiptar, dhe ai mendon Gjegj Kastriot Skënderbeun, Nënë Terezën dhe shumë të tjerë. Për hir të së vërtetës janë ende të panjohur, por në mënyrë formale, pasi rruga e tyre është mjaft e njohur”, – u shpreh Majko.

E para e cila mori titullin “Ambasadori i Kombit” ishte një nga përfaqësuesit e shoqatës shqiptaro-britanike të avokatëve, Brikena Muhari.

“Falenderoj Shtetin Shqiptar për këtë nderim që më bëhet dhe më vjen mirë që ky nderim bëhet për një person të ligjit, siç jam unë dhe besoj se ky do të jetë një pasqyrë e planit të shtetit për ligjin dhe uroj që kjo punë të vazhdojë”, – theksoi ajo.

Me mesazhin “kur bashkohemi, bëhemi më të fortë”, titulli i dytë u mor nga Avni Dervishi, ndërsa i treti i cili u nderua me këtë trofe ishte Mark Gjonaj.

“Ky është një nderim i madh për mua. Janë shumë që e meritojnë këtë para meje, por vlera dhe pasuria e Shqipërisë janë shqiptarët dhe secili prej nesh është një ambasador i kombit tonë. Kombi jonë dhe dëshira jonë, vetëm një flamur ka Shqiponja jonë, ta gëzojmë të gjithë”.

Një çmim tjetër i është kushtuar edhe babait të futbollistëve Granit dhe Taulant Xhaka, i cili u nderua nga organizatorët e Samitit me trofeun “Shqiponja e Artë e Diasporës”, ashtu sikurse kanë festuar golat vëllezërit Xhaka në ekipet e tyre respektive.

Mbrëmja ka vijuar me shpërndarjen e trofeve të tjerë për personazhe të cilët kanë kontribuar për Shqipërinë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat