Idrizi: Ramës s'i mjaftuan pazaret me Greqinë

Shqipëria

Idrizi: Ramës s'i mjaftuan pazaret me Greqinë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:33
Shpëtim Idrizi

Samitit të Dytë të Diasporës nuk i munguan vetëm përfaqësues nga opozita por edhe nga Çamëria.

Teksa të parët refuzuan ftesën, këta të fundit nuk ishin ftuar fare.

Një fakt të tillë e bëri me dije kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili tha se qeveria e la bosh hartën identitare.

Idrizi nuk kurseu dhe akuzat ndaj kryeministrit Rama për çështjen çame.

Idrizi: Sot po zhvillohet Samiti i dytë i Diasporës. Ju uroj të gjithë shqiptarëve që kanë ardhur më dëshirën, kënaqësinë për të ardhur në vendin amë mirëseardhje të madhe por nuk mund të rri dot pa përmendur faktin se sot për herë të lparë u harrua që të ftohej një përfaqësues nga Çamëria  duke lënë bosh hartën identitare të kombit shqiptar.

Mesa duket Ramës nuk i mjafton ajo që ka bërë me çështjen çame dhe pazaret me Greqinë, nuk i mjafton që sot e kësaj dite jo vetëm bëri që përfaqësuesit e saj politik të mos ishin në parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm atë që po bën për të futur duart brenda Shoqatës Çamëria dhe PDIU por sot në atë sallë ku ishin të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë mungonte një pjesë e qenësishme e saj që plotëson hartën identitare, përfaqësuesit nga Çamëria. Jam i bindur se ata që kanë ardhur në Shqipëri nuk janë pak.

Diaspora e vjetër dhe re i kanë dhënë kumtin këtij vendi, kur u bë Shqipëria në 1912 , pjesa më e madhe e korifejve dhe baballarëve të kombit vinte nga Diaspora dhe i është gjendur Shqipërisë në momentet ekzistenciale të saj. Por nuk mund të rri dot pa përmendur dhe Diasporën e re apo emigrantët të cilët nga 1990 janë 1.6 milion shqiptarë që janë detyruar të ikin nga ky vend për një jetë më të mirë. 500 mijë kanë ikur vetëm katër vitet e fundit sepse nuk gjejnë shpresën në Shqipëri. Ku po shkon ky vend? Kemi qenë 4.1 milion banorë në 1990, sot jemi 2.8 milionë. Shqipëria po plaket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat