Alarm mjedisor në lumin Gjanica

Shqipëria

Alarm mjedisor në lumin Gjanica

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:45
Lumi Gjanica

Në një kohë kur është kërkuar hetim dhe janë gjobitur kompanitë naftënxjerrëse, ndotja në lumin Gjanica, vazhdon. Sasira të mëdha hidrokarburesh janë derdhur që në mëngjes në lum, duke e bërë mjedisin dhe ajrin në të gjithë qytetin të padurueshëm.

Pritet një reagim nga Inspektorati Mjedisor, i cili tre muaj më parë bëri kallëzim penal dhe gjobiti dy kompani nafte. Këto të fundit i janë shmangur pagesës së gjobës, ndërsa afati i hetimit të kërkuar prej prokurorisë mbetet i paqartë. Në këto kushte në ujërat e lumit derdhen tonelata mbetjesh hidrokarbure, ndërsa autorët e ndotjes mbeten të pandëshkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat