Burg për minorenin që vrau gjyshin

Shqipëria

Burg për minorenin që vrau gjyshin

Më: 2 mars 2019 Në ora: 11:19
Ilustrim

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 17-vjeçarin Vangjel Kapllanaj, i cili vrau gjyshin e tij pasi i grabiti lekët.

Trupi gjykues i kryesuar nga Albert Spiro ka dhënë masën arrest me burg për 17 vjeçarin Kapllanaj.

Po arrest me burg ka qenë masa e sigurisë edhe për 28-vjeçarin M.A, i cili dyshohet se së bashku me L.M 17 vjeç dhe F.Xh 16 vjeç, i shitën armën Kapllanajt.

Ndaj dy të miturve të tjerë Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Vangjel Kapllani ka vrarë Vangjel Kapllanin për parà.

Nipi pra me të njëjtin emër si gjyshi i tij është zbuluar nga ekspertiza mjekoligjore se është pikërisht ai vrasësi, teksa e ka qëlluar atë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat