Kriza politike/ Meta: Të ngrihemi mbi interesat afatshkurtra për hir të integrimit

Shqipëria

Kriza politike/ Meta: Të ngrihemi mbi interesat afatshkurtra për hir të integrimit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:24
Ilir Meta

Në ditën e dytë të Samitit të Diasporës, nga Lezha Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që palët politike të ngrihen mbi interesat e afatshkurtra për hir të rrugës europiane.

"Të ngrihemi mbi interesat e afatshkurtra për t'i thënë një 'PO' të fortë rrugës europiane të Shqipërisë, por edhe Maqedonisë. Nuk pata mundësi të isha më shpejt mes jush, pasi isha në Egjipt, ku takova disa përfaqësues të diasporës jonë.

Përshëndes qeverinë dhe ministrin e Diasporës për angazhimin në këtë drejtim. Shqipëria është një vend që ka diell si rrallë vendet e tjera, për të gjithë shqiptarët, ata që jetojnë këtu, por edhe të tjerët" tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat