Basha refuzon ftesën e Ramës

Shqipëria

Basha refuzon ftesën e Ramës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:16
Basha refuzon ftesën e Ramës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përjashton mundësinë e dialogut me Ramën.

Komentit të gazetarit "Nëse nuk dialogoni nuk do të gjeni zgjidhje" Basha u përgjigj: "Me kë të dialogosh me Rrajën , Qyrben apo me Vangjush Dakon?! Nuk bëhet fjalë për fatin apo përplasje mes partish por për fatin e shqiptarëve, demokratë e socialistë. Mund të vazhdohet më kështu?! Me një shoqëri të kapur në flagrancë duke vjedhur votat, qindra miliona lekë të shqiptarëve dhe duke i gënjyer se ja dhe pak do hapim derën e integrimit.

Basha ka një përgjigje dhe për ndërkombëtarët të cilët ishin kundër qeverisë tranzitore dhe djegien e mandateve.

“Në vendet e tyre nëse qeveria kapet duke vjedhur votat ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg. Kjo ndodh në çdo vend të Evropës ku emigrojnë shqiptarët. Detyra jonë është që këto standarde t’ia garantojmë shqiptarëve në vendin tonë.   Nuk do pranojmë asgjë më pak pavarësisht se vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo nga njerëz që bëjnë touch down dhe kthehen në vendet e tyre. Shqiptarët nuk hanë e pinë në pritje luksoze në Rogner. Nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike por jetojnë në kushte të vështira”.

PD mblodhi sot grupin parlamentar dhe Basha në prononcimin për median ftoi qytetarët në protestën e 16 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat