Monika Kryemadhi: Ramën do e rrëzojnë socialistët e tij

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Ramën do e rrëzojnë socialistët e tij

Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:19
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Gjatë takimit me strukturat në Roskovec, Kryemadhi tha se Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij.

“Duhet të rrezojmë Ramën sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Nuk kemi nevojë për një lider psikopat. Nuk do të ndalemi dhe do vazhdojmë çdo ditë që takohemi me qytetarët. Do ketë zgjedhje të parakohshme politike. Çdo ditë qe kalon Rama bëhet më i dobët. Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij, por ne do largojmë fenomenin e një kryeministri që është i lidhur me krimin”- tha kryetarja e LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat