Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje që u arratis nga burgu

Shqipëria

Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje që u arratis nga burgu

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia 37-vjeçarin Gëzim Toma, i arratisur nga burgu ku vuante dënimin për “vrasje me dashje”.

Toma ishte arrestuar në Athinë më 29 Nëntor 2013 me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e kishte dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ai është arratisur nga ambientet e burgut.

Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat