Vrasja në ish-bllok, vetëdorëzohet Ervin Mata

Shqipëria

Vrasja në ish-bllok, vetëdorëzohet Ervin Mata

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:03
Ervin Mata

Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës është dorëzuar në polici. Mata akuzohet për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-blloku në muajin tetor të vitit 2018. Prej që asaj dite Ervin Mata ishte shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018. Në një lokal u qëllua për vdekje Fabjol Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Gaxha dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili vijon të jetë ende në kërkim.

Eljo Hato u lirua nga burgu në saj të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lirë. AI mbeti i paralizuar nga përplasja me armë mes dy grupeve, brenda ambjenteve të lokalit. Eljo Hato akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, pasi të dyja palët kanë qëlluar me armë.

Ervis Martinaj edhe pse i plagosur nga kjo ngjarje u arrestua në spital nga policia, për armëmbajtje pa leje, armë e cila u fsheh fillimisht nga pronari i lokalit. Grupi i Ervin Matës u përlesh me grupin e Martinajt në lokal, ku u shënua një viktimë. Ervi Mata, është i dashuri i këngëtares së njihur Elvana Gjata. Nga grupi i tij, Martinaj dhe Hato u plagosën, ndërsa Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo.

Shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës, ku i përfshirë është edhe Eldi Dizdari, kushëri i Arbër Çekajt, i cili ishte pronari i kontenierit me 613 kg kokainë të fshehur ndërmjet bananeve, që u bllokua në Durrës në fundin e shkurtit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat