Krijimi i Kadastrës, Artan Lame: Do të shmangen burokracitë

Shqipëria

Krijimi i Kadastrës, Artan Lame: Do të shmangen burokracitë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:41
Artan Lame

Qytetarët tashmë do ta kenë më të thjeshtë që të ndjekin proçedurat për legalizimet e banesave të tyre.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame bën me dije se kalimi i shërbimeve pranë ADISA është një hap drejt shkrirjes së institucioneve. Kjo pritet të ndikojë në uljen e burokracive.

Lame: Në një farë mënyrë fillojmë atë procesin që do të jetë në vijim i shkrirjes së këtyre shërbimeve dhe institucioneve, për të arritur në fund tek krijimi i Kadastrës si një institucion i vetëm. Këtë projekt me Tiranën do ta vazhdojmë shumë shpejt me Fierin.

Sipas Drejtorit të ALUIZNIT kalimi i shërbimeve në një sportel do të shmang tashmë me dhjetëra mijëra letra korrespondencë midis institucioneve.

Lame: Duket si një gjë e vogël, por bëhet fjalë vetëm midis dy institucioneve ALUIZEM-ZRPP për dhjetëra-mijë letra korrespondece në vit. Janë rreth 60 mijë letra që venë dhe vijnë midis ALUIZNIT dhe ZRPP për përgatitjen e dokumentacionit.

Qytetarët që presin një përgjigje për problemin e tyre janë të shumtë. Ibrahim Shkrepi ka ardhur për të dorëzuar dokumentet për legalizimin e apartamentit. Por ngërçi qëndron në faktin se banorët nuk i kanë bashkuar dosjet.

Me hyrjen në fuqi të ligjit për Kadastrën, ALUIZN-i dhe Hipotekat do të shkrihen në një institucion dhe kjo pritet të ndikojë në përshpejtimin e regjistrimit të pasurive të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat