Vetëdorëzimi i të fejuarit të Elvana Gjatës, çfarë dëshmoi Mata për masakrën në ish bllok

Shqipëria

Vetëdorëzimi i të fejuarit të Elvana Gjatës, çfarë dëshmoi Mata për masakrën në ish bllok

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:00
Ervin Mata, Elvana Gjata

“Ika nga frika, por unë nuk kam qëlluar njeri”.

Këto janë disa nga të paktat fjalë që ka thënë Ervin Mata para hetuesve, fill pas dorëzimit të tij në polici për vrasjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish bllokut më 4 tetor të vitit të kaluar.

Mata është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme dhe në dëshminë e tij në polici është shprehur se ai nuk ka qëlluar asnjë person, porse përkundrazi është sulmuar nga grupi i Ervis Martinajt.

Deri më tani ende nuk kanë dalë të tjera detaje nga dëshmia e Ervin Matës, personi i cili arriti t’i fshihej drejtësisë për mëse 4 muaj.

Ndërkohë që në arrati ndodhet ende i dyshuari kryesor për vrasjen e Fabjol Gaxhës dhe plagosjen e Martinajt e Eljo Hatos. Mevjol Bilo, mik me Ervin Matën, ende nuk është vënë në pranga nga policia.

Ngjarja e ndodhur më 4 tetor në një prej lokale të Tiranës në ish bllok përfshiu dy grupe, atë të Matës dhe Ervis Martinajt. Fillimisht ka patur një përplasje verbale, e cila më tutje ka kaluar në grushte e më pas në përdorim të armëve. Në momentet e para u mendua se shkak i konfliktit ishte një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, e cila ishte e fejuara e Matës, por më vonë pas hetimeve të thelluara rezulton se kemi të bëjmë me një prishje të pazareve të drogës mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat