Bejkollari: Makinat e përdorura nuk kanë siguri për qytetarët

Shqipëria

Bejkollari: Makinat e përdorura nuk kanë siguri për qytetarët

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:07
Erlind Bejkollari

Vendimi i ministres Belinda Balluku për të lejuar importin e automjeteve euro 4  vijon të konsiderohet absurd dhe i rrezikshëm për qytetarët shqiptarë. Erlind Bejkollari shpjegon se makinat e vjetra nuk janë të sigurta dhe mbi të gjitha shkaktojnë një ndotje tej normave në Shqipëri.

Përdorimi i automjeteve më të vjetra se 10 vite është i rrezikshëm për jetën e qytetarëve.

Erlind Bejkollari përfaqësues i shitjeve në një kompani automjetesh shprehet kundër vendimit të marrë nga ministrja Belinda Balluku pasi argumenton që  këto makina janë pa elementët e duhur të sigurisë dhe  në rastet e aksidenteve kanë rezultuar fatale.

Erlind Bejkollari: Këto janë të gjithë elementë sigurie që ndikojnë në performancën ose në uljen e rreziqeve apo pasojat që mund të vijnë nga aksidente të mundshme. Pra makinat që janë shumë të vjetra këto nuk i kanë. Kjo ndikon në fatalitetin që vjen nga aksidente që ndodhin me makina të tilla të vjetra. Shumë prej nesh që jemi pjesë e kësaj industrie shikojmë se çfarë mbeturinash vijnë në portin e Durrësit. Në shikojmë makina që vijnë tmerrësisht të aksidentuara. Asnjëra nuk ecën vetë, duhet të ecin me karotrec.

Bejkollari ngre si shqetësim edhe nivelin e lartë të ndotjeve që shkaktojnë këto mjete në ambient.

Erlind Bejkollari: Unë e konsideroj si një dramë për industrinë e automjeteve në Shqipëri dhe për ndotjen e ambientit. Janë të paktë ata që e dinë se ndotësi më i madh i ambientetit në Shqipëri janë makinat e përdorura. 

Vetëm pak ditë më parë Ministrja Belinda Balluku anulloi vendimin e marr dy muaj më parë duke e shtyrë afatit deri në 31 dhjetor të 2019 si dhe njoftoi lejimin e importit të makinave euro 4 të cilat janë hequr nga qarkullimi në BE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat