Protesta për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Lezhë

Shqipëria

Protesta për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Lezhë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:44
Foto

Lezha ishte epiqendra e shqiptareve të diasporës këtë të shtunë. Në 575-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës në këtë qytet u mbajt dhe dita e dytë e samitit të diasporës.

Shqiptaret e diasporës thonë se organizimi i veprimtarive të tilla është një ogur i mirë për bashkimin e shqiptareve, ndërsa shtojnë se qëllimi nuk është arritur ende.

Të pranishmit në këtë samit kanë pritur që këtë 2 mars të inaugurohet edhe shtatorja e Gjergj Kastriotit, por kjo nuk ndodhi dhe kjo ka qenë një zhgënjim mjaft i madh për ta.

Ndërkohë gjatë protestës në sheshin "Gjergj Kastrioti" të Lezhës, qytetarët dhe përfaqësues të diasporës e kanë vlerësuar të pakuptimtë përplasjen politike.

Kjo është herë e dyta që organizohet Samiti i Diaspores në vendin tonë, ndërsa qëllimi është bashkimi i shqiptareve kudo që ndodhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat