Rama provokon shqiptarët në ditën e Besëlidhjes së Lezhës

Shqipëria

Rama provokon shqiptarët në ditën e Besëlidhjes së Lezhës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:45
Foto

2 marsi është dita e Besëlidhjes së Lezhës, data që në historinë e kombit cilësohet si bashkimi i parë politik, ushtarak dhe ekonomik i shqiptarëve.

Për rëndësinë që ka kjo datë kombëtare, sot në qytetin e Lezhës ishte parashikuar që të vendosej një shtatore e veçantë e figurës kryesore të kësaj ngjarje, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Por në mënyrë të pashembullt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur dje bazamentin ku do të ndërtohej busti i Skënderbeut. Shtatorja e heroit kombëtar (në foto) do të vendosej me rastin e përvjetorit të Kuvendi të Lezhës dhe është prodhuar enkas për këtë ngjarje madhore. Por sipas IKMT ndërtuesit nuk kishin marrë leje pranë Institutit te Monumenteve.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendore deklaruan se projekti ishte miratuar prej kohësh dhe gjithë procedurat ishin bërë gati që ditën e sotme, vepra artistike tu prezantohej qytetarëve.

Shembja e IKMT duket se është bërë me urdhër të kreut të qeverisë, pasi asnjë autoritet tjetër shtetëror nuk do të kishte guximin të shembte shtatoren e heroit kombëtar. Akti i IKMT, me urdhër të kreut të qeverisë është një provokim jo vetëm Lezhën, por edhe gjithë shqiptarët që e kanë Besëlidhjen e Lezhës kryengjarjen kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat