Mes varfërisë dhe sëmundjes, çifti i moshuar nga Laçi humbasin banesën

Shqipëria

Mes varfërisë dhe sëmundjes, çifti i moshuar nga Laçi humbasin banesën

Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:00
Foto

Familja e Dodë Gjokës nga Laçi, jeton mes skamjes dhe varfërisë, e sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, tashmë duhet të përballen edhe me humbjen e banesës. Një zjarr i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e ka lënë çiftin e të moshuarve në qiell të hapur. Dodë dhe Dola Gjoka banojnë në lagjen numër 2 të qytetit të Laçit.

E vetmja e ardhur e tyre janë 3000 lekë të cilat i marrin vetëm prej pak kohësh si përkrahje sociale nga Bashkia. Asnjëri prej të moshuarve nuk ka pension, dhe nga pamundësia për të rregulluar banesën e djegur, mbrëmjet e ftohta i kalojnë të mbështjellë me plastmasë në krah të kasolles së bagëtive.

Dodë e Dila Gjoka rrëfejnë për Report TV vuajtjet e tyre të cilat tashmë janë dyfishuar pas humbjes së banesës. Çifti i të moshuarve, mes skamjes dhe sëmundjes bëjnë apel për ndihmë pasi deri më tani askush nuk i ka ofruar asgjë. Bashkia ka evidentuar dëmet, mirëpo nuk është kujdesur ti vijë në ndihmë çiftit duke i lënë ashtu në qiell të hapur. 64-vjeçai Dodë dhe 60-vjeçarja Dila nuk mund të bëjnë asgjë veç se të zgjohen me shpresën se mëngjesi i ardhshëm nuk do ti gjejë me sytë nga qielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat