I refuzoi ftesën për dialog, Rama i jep përgjigje të 'kamufluar' Lulzim Bashës

Shqipëria

I refuzoi ftesën për dialog, Rama i jep përgjigje të 'kamufluar' Lulzim Bashës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:08
Edi Rama, Lulzim Basha

Foto e ditës, e ka quajtur kryeministri Edi Rama, imazhin që ka publikuar këtë pasdite në rrjetin social Instagram. I ulur në një stol në sheshin qendror të Tiranës, atë Skënderbej. Pranë tij, në një stol tjetër, shihet një çift të dashuruarish.

Duke i pashqetësuar teksa 'sodit' sheshin "Skënderbej". Dje kryeministri Edi Rama i bëri ftesë liderit të opoxitës jo parlamentare, Lulzim Basha, për tu ulur në dialog për zgjidhjen e krizës, pas djegies së mandateve. Ftesa u refuzua këtë të shtunë nga kryedemokrati Lulzim Basha, dhe përmes kësaj fotoje Rama duket se jep edhe një sinjal, se do të vijojë i qetë punën me qeverinë e tij. Siç është shprehur edhe më herët para deputetëve dhe ministrave, Rama ka kërkuar të vijojë puna për reformat dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Rama ka mohuar në mënyrë kategorike një qeveri tranzitore siç kërkon opozita, dhe po ashtu i ka thënë jo edhe zgjedhjeve të parakohshme.

Kauza që u rrëzuan edhe nga ndërkombëtarët, me mesazhet e qarta të delegacionit të Parlamentit Evropian dy ditë më parë në Tiranë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat