Në panik nga protestat, Berisha: Rama e Lleshi “joshin” me lekë policët

Shqipëria

Në panik nga protestat, Berisha: Rama e Lleshi “joshin” me lekë policët

Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:38
Sandër Lleshaj

Protesta e mëdha të opozitës duket se I kanë dhënë frytet e para. Dhe fituesit në këtë mes duket se janë punonjësit e Policisë së Shtetit.

Sipas asaj që shkruan ish kryeministri Sali Berisha, I cili citon mesazhin e një punonjësi policie, ministri i brendshëm Sandër Lleshi, me urdhër të kryeministrit Rama, ka dhënë urdhër të njoftohen policët në te gjithë vendin se do t’u jepen paratë e papaguara prej një viti për orët shtesë.

Postimi i plotë i ish kryeministrit:

Policet brohorasin rrofte protesta!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.

“Ne whatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat