Pasuritë e krimit e korrupsionit – Sekuestrohen 31 milionë euro asete, llogari bankare e cash

Shqipëria

Pasuritë e krimit e korrupsionit – Sekuestrohen 31 milionë euro asete, llogari bankare e cash

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:08
Ilustrim

Për periudhën janar nëntor të vitit të shkuar janë sekuestruar në total 31 milionë euro të përfituara përmes aktiviteteve kriminale apo korrupsionit. E dhëna është zbardhur në raportin e Kuvendit për Integrimin për vitin e shkuar, ku bëhet me dije se bëhet fjalë për llogari bankare, pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe shuma të konsiderueshme kesh.

“Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2018 për veprën penale pastrimi i të ardhurave nga veprat penale ose veprimtari kriminale janë sekuestruar pasuri kriminale me vlerë mbi 15.3 milionë euro të 326 rasteve (4 milionë euro në llogaritë bankare, 7,7 milionë euro në asete, 3,4 € në para/kartëmonedhë), nga të cilat 2 milionë euro vetëm në muajin tetor 2018, theksohet në Raportin e Kuvendit.

Ndërkohë që pjesa tjetër e sekuestrimeve prej rreth 16 milionë eurosh i përkasin pasurive të përfituara në aktivitetet kriminale si krimi i organizuar, trafikimi e korrupsioni. “Për të njëjtën periudhë 10-mujore, në lidhje me Ligjin Nr. 10192 “Për parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit” (Ligji Anti-mafia), pasuritë e sekuestruara ishin me një vlerë prej 16,530,000 euro (në prona të luajtshme dhe llogari bankare), nga të cilat 600,000 euro vetëm në muajin tetor 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat