Rama afër Skënderbeut… gjen një stol për të treguar që e ka “në terezi”

Shqipëria

Rama afër Skënderbeut… gjen një stol për të treguar që e ka “në terezi”

Më: 2 mars 2019 Në ora: 21:26
Edi Rama

Nuk është hera e parë që kryeministri i vendit mesazhet e tij politike i jep me foto.

Kështu ka ndodhur këtë të shtunë pas vizitës që ka bërë në kantierin e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit. Rama ka gjetur një karrige dhe është ulur aty i vetëm, pa çka se sot Lulzim Basha i është përgjigjur prerë me “jo” ftesës për të dialoguar për krizën.

Por duket se kryeministri nuk është shqetësuar nga fakti se të martën sërish do të kërkohet rrëzimi i tij në protestën që pritet të zhvillohet para parlamentit të Shqipërisë.

Deri më tani nuk ka asnjë tërheqje nga Rama, pavarësisht një parlamenti gjysëm të populluar dhe frikës së mundshme se Shqipëria mund të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme.

Në foton e tij të ditës Rama publikon veten të relaksuar, fare pranë Skënderbeut dhe pa fjalë, thotë që e ka “në terezi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat