Gjykata e Shkodrës ka njohur dënimin e drejtësisë belegë për dënimin me 9 vitë burg për Safet Bajrin, i cili konsiderohet si kreu i grupit kriminal "Bajir".
Ky vendim erdhi pasi pala belge dorëzoi një kërkesë tek autoritet shqiptar për të njohur dënimin, pasi dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, duke bërë që Bajri të vuajë dënimin në Shqipëri.
Safet Bajri u arrestua mbrëmjen e 21 shtatorit 2018, në zonë "Xhamllikut" në Tiranë.
"I forti" i Shkodrës është dënuar në 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.
Kjo organizatë akuzohej se ishte përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.
Grupi kriminal "Bajri" nga Dobraçi i Shkodrës akuzohet për vrasje me dashje, gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Anëtarë të këtij grupi kriminal akuzohen edhe si autorë të disa prej ngjarjeve kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.